Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Vendimi në KPK është marrë të premten pasi një ditë më herët ishte vendosur si pikë e rendit të ditës […] The post Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale first appeared on ATV. The post Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale appeared first on ATV.

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vendimi në KPK është marrë të premten pasi një ditë më herët ishte vendosur si pikë e rendit të ditës hapja e konkursit për dy pozitat më të larta në Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në Panelin Vlerësues për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të PSRK-së, KPK ka caktuar anëtarët: Jetish Maloku, Ardian Hajdaraj, Besim Kelmendi, Arian Gashi dhe Agron Beka. Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar anëtarët: Jehona Grantolli, Ariana Shajkovci dhe Armend Zenelaj.

Kurse, në Komisionin Vlerësues për Zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, KPK ka zgjedhur këta anëtarë: Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Merita Bina-Rugova, Jehona Grantolli dhe Ardian Hajdaraj.

Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar anëtarët: Agron Beka, Arian Gashi dhe Besim Kelmendi.

Në krye të PSRK-së, aktualisht qëndron kryeprokurori Blerim Isufaj, ndërsa në atë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Kujtim Munishi.

Blerim Isufaj ishte zgjedhur në krye të PSRK-së me 23 dhjetor 2019. Ai në këtë pozitë ishte zgjedhur me votat e 10 anëtarëve të KPK-së.

Po ashtu, edhe kryeprokurori i tanishëm Kujtim Munishi, ishte zgjedhur në krye të Prokurorisë Themelore në Prishtinë me 23 dhjetor 2019.

Munishi, që paraprakisht kishte qenë si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte zgjedhur në këtë post me 10 vota, si kandidat i vetëm.

Sipas Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, KPK shpall konkurs për emërimin e kryeprokurorëve të prokurorive të tjera së paku 60 ditë para skadimit të mandatit të kryeprokurorëve aktual.

Në rend dite për sot KPK ka planifikuar edhe Themelimi i Panelit Vlerësues dhe Komisionit për Rishqyrtim për emërimin e kryeprokurorëve si dhe njoftimin për pensionim të prokurorëve gjatë muajit nëntor 2023.

The post Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale first appeared on ATV.

The post Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale appeared first on ATV.