U rritën çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut, veçohet sektori i tekstilit

Në Maqedoninë e Veriut për 4.5 përqind janë rritur çmimet e produkteve industriale, krahasuar me shtatorin e kaluar, ndërsa në krahasim me qershorin e këtij viti, rritja është vetëm 0.5 përqind, transmeton Portalb.mk. “Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin shtator të vitit 2025 janë zmadhuar për 0.5% krahasuar me muajin paraprak, për […]

U rritën çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut, veçohet sektori i tekstilit
Punëtori për rrobaqepësi. Foto nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut për 4.5 përqind janë rritur çmimet e produkteve industriale, krahasuar me shtatorin e kaluar, ndërsa në krahasim me qershorin e këtij viti, rritja është vetëm 0.5 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin shtator të vitit 2025 janë zmadhuar për 0.5% krahasuar me muajin paraprak, për 4.5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe u regjistrua te prodhimi i pajisjeve të transporti për 15.7 përqind, ndërsa ulje me e madhe u regjistrua vetëm te prodhimi i tekstilit (6 përqind) dhe prodhimi i produkteve themelore farmaceutike (3.7 %).