Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Itali. Një autobus, me shumë persona në bord ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia, duke përfunduar në shinat e trenit, që ndodhen ngjitur me rrugën. Paraprakisht, sipas asaj që shkruan La Repubblica, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe […] The post Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur first appeared on ATV. The post Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur appeared first on ATV.

Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Itali.

Një autobus, me shumë persona në bord ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia, duke përfunduar në shinat e trenit, që ndodhen ngjitur me rrugën.

Paraprakisht, sipas asaj që shkruan La Repubblica, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Dinamika e ngjarjes së rëndë, që ndodhi rreth orës 19:30, nuk dihet ende, as nëse bëhet fjalë për një autobus me turistë apo të linjës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.

Linja hekurudhore mes Mestre-s dhe Venezia-s është bllokuar për shkak të aksidentit. /tvklan.al/

The post Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur first appeared on ATV.

The post Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur appeared first on ATV.