Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona

Një gjuajte me armë ka ndodh sonte në lagjen e njohur si “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Si pasojë e gjuajtjeve kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri nga të plagosurit është T.K. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e cila ka treguar se “rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në […] The post Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona first appeared on ATV. The post Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona appeared first on ATV.

Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona

Një gjuajte me armë ka ndodh sonte në lagjen e njohur si “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Si pasojë e gjuajtjeve kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njëri nga të plagosurit është T.K.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e cila ka treguar se “rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë”.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri”.

Bëhet e ditur se dy persona janë arrestuar nga Policia.

“Dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

The post Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona first appeared on ATV.

The post Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Plagosen dy persona appeared first on ATV.