Arsyeja e çuditshme pse truprojat e Putinit mbledhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit

Sipas një raporti, truprojat e presidentit rus, Vladimir Putin, mblidhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë shtetit, me qëllim që ta rikthejnë në Rusi. Ky pretendim i çuditshëm u raportua për herë të parë në revistën franceze të lajmeve Paris Match nga dy gazetarë veteranë investigativë. Sipas raportit, anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FPS) […] The post Arsyeja e çuditshme pse truprojat e Putinit mbledhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit appeared first on Sinjali.

Arsyeja e çuditshme pse truprojat e Putinit mbledhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit

Sipas një raporti, truprojat e presidentit rus, Vladimir Putin, mblidhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë shtetit, me qëllim që ta rikthejnë në Rusi.

Ky pretendim i çuditshëm u raportua për herë të parë në revistën franceze të lajmeve Paris Match nga dy gazetarë veteranë investigativë.

Sipas raportit, anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FPS) të presidentit janë përgjegjës për mbledhjen e jashtëqitjeve në pako të specializuara, të cilat më pas vendosen në një çantë të dedikuar për udhëtimin e kthimit në shtëpi. Shërbimi i Sigurisë Publike (FSB) është departamenti i ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin.

Gazetarët Regis Gente, autor i dy librave mbi Rusinë, dhe Mikhail Rubin, i cili ka mbuluar ngjarjet në Rusi për më shumë se një dekadë, raportuan se shembuj të tillë të mbledhjes së jashtëqitjeve u regjistruan gjatë vizitës së Putinit në Francë më 29 maj 2017 dhe gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite në tetor 2019. Kjo praktikë dyshohet të kryhet për të parandaluar fuqitë e huaja që të mbledhin informacion mbi shëndetin e udhëheqësit rus.

Ish-gazetarja e BBC-së, Farida Rustamova, konfirmoi raportin, duke deklaruar se kishte dijeni për një incident të ngjashëm në Vjenë dhe se Putini kishte përdorur më parë “një banjo private të veçantë”. Ajo citoi një burim të paidentifikuar, i cili tha se presidenti kishte zbatuar këtë praktikë që nga fillimi i udhëheqjes së tij.

Shëndeti i Putinit ka qenë një temë e nxehtë spekulimesh dhe diskutimesh që nga vendimi i tij për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt. Një numër raportesh të pakonfirmuara pretendojnë se 69-vjeçari vuan nga kanceri dhe se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet me ritëm të shpejtë.

Një oficer i FSB-së ka pohuar se Putinit “nuk i kanë mbetur më shumë se dy deri në tre vjet jetë”, duke shtuar se presidenti rus vuan nga “një formë e rëndë e kancerit që përparon me shpejtësi”.

Pretendimet janë forcuar edhe nga pamjet që e tregojnë presidentin duke u dridhur në mënyrë të pakontrollueshme, gjë që ka shkaktuar thashetheme në internet se ai mund të vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsyeja e çuditshme pse truprojat e Putinit mbledhin jashtëqitjen e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit appeared first on Sinjali.