Dalin pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në një emision televiziv

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”. E ftuar në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël. “Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur […] The post Dalin pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në një emision televiziv appeared first on Sinjali.

Dalin pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në një emision televiziv

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”.

E ftuar në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, u shpreh ajo.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh.

/GazetaSinjali/

The post Dalin pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në një emision televiziv appeared first on Sinjali.