Gjinushi në krye të Akademinë e Shkencave, PD: Do e çojmë në “Kushtetuese”

Partia Demokratike ka komentuar rizgjedhjen e Skëndër Gjinushit në krye të Akademinë e Shkencave. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeja Ina Zhupa tha se edhe Enver Hoxha do ta kishte zili këtë rezultat mbresëlënës. Sipas saj, Akademia e Shkencave do duhet të përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, por nuk ishte gjë tjetër veçse një […] The post Gjinushi në krye të Akademinë e Shkencave, PD: Do e çojmë në “Kushtetuese” appeared first on Newsbomb Albania.

Gjinushi në krye të Akademinë e Shkencave, PD: Do e çojmë në “Kushtetuese”

Partia Demokratike ka komentuar rizgjedhjen e Skëndër Gjinushit në krye të Akademinë e Shkencave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputeja Ina Zhupa tha se edhe Enver Hoxha do ta kishte zili këtë rezultat mbresëlënës.

Sipas saj, Akademia e Shkencave do duhet të përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, por nuk ishte gjë tjetër veçse një turp. Demokratja bën me dije se këtë betejë kundër asaj që e quan “uzurpim të karriges së një institucioni”, do e çojë deri në fund.

Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme Gjinushi arriti të marrë 51 vota pro dhe dy kundër, duke vijuar kështu të jetë në krye të Akademisë së Shkencave. Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.

Rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Më herët Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimi Publik miratoi projektligjin për Akademinë e Shkencave, përmes të cilit kryetarit i lejohet një mandat i dytë dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç. Ky projekligj solli dhe rikandidim e Gjinushit për këtë post.

Postimi i plotë Ina Zhupës

Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po vec votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesisht, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës.

Akademia e Shkencave duhet përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, të procedurave, të modelit demokratik, të barazisë dhe konkurencës, si garës së ideve. Fatkeqësisht ngeli në moçal, si rezultat i futjes brutale të Kuvendit në një proces zgjedhor për ta kthyer në farsë dhe turp.

Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon.

The post Gjinushi në krye të Akademinë e Shkencave, PD: Do e çojmë në “Kushtetuese” appeared first on Newsbomb Albania.