Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por do të transformohet
Pas aludimeve që qarkullojnë së fundmi në media për mbylljen e Spitalit të Tepelenës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas njoftimit zyrtar theksohet se Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore. […] The post Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por do të transformohet appeared first on Newsbomb Albania.

Pas aludimeve që qarkullojnë së fundmi në media për mbylljen e Spitalit të Tepelenës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Sipas njoftimit zyrtar theksohet se Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.
“Plani Kombëtar Spitalor ka si qëllim organizimin e një kujdesi cilësor spitalor, kosto efektive të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore, në përputhje me sëmundshmërinë, demografinë, gjeografinë dhe nevojat e paplotësuara.
Në kuadër të këtij Plani, janë analizuar aktivitetet e spitaleve, burimet njerëzore, aparaurat dhe distancat.
Spitali i Tepelenës ka 72 shtreter dhe në vitin 2022 ka kryer gjithsej 160 shtrime, 35 EKG, 7 Echo, asnjë egzaminim roentgenografik. Koeficienti i shfrytëzimit të shtratit ka qenë rreth 3%. Gjatë vitit 2022 ka ofruar rreth 3500 vizita në urgjencë. Pra, qytetarëve të Tepelënes i është shërbyer kryesisht me sherbim 24 orësh,” njofton Ministria.
Sipas Ministrisë ajo çfarë do të ndodhë me spitalin e Tepelenës është transformimi në mënyrë graduale, përfshirë edhe strukturat vendore.
“Shtretërve të destinuar në planin e vjetër për kirurgji, obsetrike etj, do t’iu ndryshojë destinacioni për nevojat reale të qytetarëve të Tepelenës, në këtë etapë të transformimeve të ndodhura në shëndetësi.
Ky transformim që do të ndodhë gradualisht, është bërë i mirë menduar dhe i konsultuar me të gjitha strukturat, përfshirë edhe strukturat vendore të Tepelenës.
Është konsultuar publikisht dhe është lançuar edhe në Kongresin e Parë të Shëndetësisë në mars të vitit 2023,” njofton Ministria e Shëndetësisë.
The post Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet, por do të transformohet appeared first on Newsbomb Albania.