Mazhoranca në “hall” për të plotësuar 84 votat, nuk fut në rendin e ditës rritjen e pagave për gjyqtarët kushtetues
Rritja e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të miratohet as në seancën e nesërme plenare, duke u shtyrë sërish nga ana e mazhorancës. Pavarësisht se ky projektligj ishte në rendin e ditës në çdo seancë plenare në 2 javët e fundit, këtë herë në njoftimin e Kuvendit për senancën e nesërme, votimi […] The post Mazhoranca në “hall” për të plotësuar 84 votat, nuk fut në rendin e ditës rritjen e pagave për gjyqtarët kushtetues appeared first on Ditar.al.

Rritja e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të miratohet as në seancën e nesërme plenare, duke u shtyrë sërish nga ana e mazhorancës.
Pavarësisht se ky projektligj ishte në rendin e ditës në çdo seancë plenare në 2 javët e fundit, këtë herë në njoftimin e Kuvendit për senancën e nesërme, votimi i këtij projektligji nuk është i përfshirë.
Në seancat e mëparshme mazhoranca nuk ka arritur dot të bëjë 84 votat e nevojshme, pavarësisht se Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin janë shprehur që do t’i bashkojnë votat me Partinë Socialiste për miratimin e këtij ligji.
Disa mungesa nga ana e deputetëve socialistë, shoqëruar edhe me mungesën e kryeministrit Rama, arratisjen e Arben Ahmetajt apo kundërshtimin e Fatmir Xhafajt, kanë trembur mazhorancën, që ka preferuar të mos e kalojë për votim deri në momentin që do të sigurohet se do të ketë të sigurta 84 votat që i duhen.
Ndërkohë, nuk dihet nëse presioni i opinionit publik dhe demokratëve që u ndjenë të tradhtuar nga deklarata e Bashës për bashkimin e votave me mazhorancën, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim, apo vetëm po pret momentin që të votojë këtë ligj kaq shumë të kontestuar nga opozita.

The post Mazhoranca në “hall” për të plotësuar 84 votat, nuk fut në rendin e ditës rritjen e pagave për gjyqtarët kushtetues appeared first on Ditar.al.