Lady Gaga shënon një tjetër fitore ligjore – nuk do të paguajë dëmshpërblimin prej 500 mijë eurosh për gjetjen e qenve të saj
Lady Gaga më në fund mund të lërë pas vetes sagën e dhimbshme në lidhje me qentë e saj të vjedhur. Këngëtarja dhe aktorja 37 vjeçare, sipas dokumenteve të siguruara nga revista People, iu hodh përgjithmonë kërkesa e një gruaje për shpërblimin e saj prej 500 mijë eurosh për kthimin e qenve. Gaga – kujdestari […]

Lady Gaga më në fund mund të lërë pas vetes sagën e dhimbshme në lidhje me qentë e saj të vjedhur.
Këngëtarja dhe aktorja 37 vjeçare, sipas dokumenteve të siguruara nga revista People, iu hodh përgjithmonë kërkesa e një gruaje për shpërblimin e saj prej 500 mijë eurosh për kthimin e qenve.
Gaga – kujdestari i qenve të së cilës Ryan Fischier u sulmua dhe u qëllua në gjoks gjatë grabitjes – ishte paditur nga Jennifer McBride, e cila pretendoi se i detyrohej shpërblimi për sjelljen e qenve të vjedhur.

Gjykatësja me qendër në Los Angeles, Holly J. Fujie, vendosi të hënën se Gaga (emri i vërtetë: Stefani Germanotta) nuk do të marrë përsipër shpërblimin.
Në korrik, Fujie i kishte dhënë McBride-it 20 ditë për të ndryshuar dosjen e saj pasi fillimisht vendosi se ajo nuk kualifikohej për shpërblimin, pasi nuk pretendoi të ishte e përfshirë në vjedhje.