Seancë “e ndezur” sot në Kuvend, Berisha dhe Bardhi paralajmërojnë përplasje
Këtë të enjte është parashikuar të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku priten debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit kanë paralajmëruar nisjen e një aksioni dhe qëndrimi unison në radhët e opozitës si dhe përflitet për moslejimin e zhvillimit të një aktivitet normal parlamentar. Ky vendim mësohet të jetë marrë dy […] The post Seancë “e ndezur” sot në Kuvend, Berisha dhe Bardhi paralajmërojnë përplasje appeared first on Newsbomb Albania.

Këtë të enjte është parashikuar të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku priten debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit kanë paralajmëruar nisjen e një aksioni dhe qëndrimi unison në radhët e opozitës si dhe përflitet për moslejimin e zhvillimit të një aktivitet normal parlamentar.
Ky vendim mësohet të jetë marrë dy ditë më parë gjatë një diskutimi me dyer të të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët mes mbështetsëve të grupit të ish-kryeministrit Berisha dhe atyre të grupit të Bardhit.
Ndërkohë, në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë mes deputetes së PD, Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti, për çështjen e shumëpërfolur të “Butrinitit”.
Rendi i ditës
1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2023.2.
2-Njoftime
3-Interpelancë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
4-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.
5-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.
6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”.
7-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.
8-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.
9-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”. 10-Projektvendim “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.
11-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.
12-Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””.
13-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
14-Diskutime për çështje jashtë rendit
The post Seancë “e ndezur” sot në Kuvend, Berisha dhe Bardhi paralajmërojnë përplasje appeared first on Newsbomb Albania.