Nis punën Komisioni i Reformës Territoriale! Mungon PD, por në mbledhje shkojnë dy aleatët
Është zhvilluar sot mbledhja e pare e Komisionit të Reformës Territoriale. Komisioni drejtohet nga Arbian Mazniku, ndëersa bashkëkryetari Luçiano Boçi nuk është i pranishëm, bashkë me anëtarët e tjerë nga PD, të cilët kanë nisur bojkotin. Megjithatë në mbledhje ishin të pranishëm dy aleatët e PD, Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia […] The post Nis punën Komisioni i Reformës Territoriale! Mungon PD, por në mbledhje shkojnë dy aleatët appeared first on Ditar.al.
Është zhvilluar sot mbledhja e pare e Komisionit të Reformës Territoriale. Komisioni drejtohet nga Arbian Mazniku, ndëersa bashkëkryetari Luçiano Boçi nuk është i pranishëm, bashkë me anëtarët e tjerë nga PD, të cilët kanë nisur bojkotin.
Megjithatë në mbledhje ishin të pranishëm dy aleatët e PD, Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.
Kreu i Komisionit, Mazniku tha se për shkak të mungesës së Boçit, axhenda e punës do të prezantohet në mbledhjen e radhës në prezencë të të gjithë anëtarëve të komisionit.
Aideklaroi se janë të hapur për një bashkëpunim me opozitën.
“Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar nga mazhoranca. Më vjen keq që sot anëtarët e PD nuk erdhën në këtë takim dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të kemi bashkëpunim dhe ndërveprim”, tha Mazniku.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka nisur që prej ditës së djeshme bojkotin e komisioneve, derisa të merret një vendim i dytë. Vendimi i tyre, vjen pas pretendimeve se nuk po lejohen që të bëjnë debat në Kuvend, ndërsa shumë kërkesa të tyre janë rrëzuar nga shumica socialiste.
The post Nis punën Komisioni i Reformës Territoriale! Mungon PD, por në mbledhje shkojnë dy aleatët appeared first on Ditar.al.
