Për disa minuta luftoi me plagët, por nuk ja doli! Traktori i merr jetën shqiptarit në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se shqiptari po punonte me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti. Ai humbi jetën pasditen e sotme në rrugën “Bolsena” në Trevi. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe […]

Për disa minuta luftoi me plagët, por nuk ja doli! Traktori i merr jetën shqiptarit në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se shqiptari po punonte me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti.

Ai humbi jetën pasditen e sotme në rrugën “Bolsena” në Trevi.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca por ai nuk arriti t’u shpëtonte plagëve.

Ende nuk dihen shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.