Përfitimet e shtrirjes së muskujve (stretching): Pse duhet të hapni tapetin dhe të bëni shtrirje muskujsh çdo ditë
Welcome to Kosova TodayShtrirja e muskujve (stretching) është vetëm për atletët? Mendim i gabuar! Të gjithë duhet të bëjnë rregullisht streching. Kjo është mënyra e vetme për të parandaluar tendosjen e muskujve. Ata që nuk bëjnë stretching dhe stërviten apo bëjnë ushtrime më të forta, janë më të prirur ndaj dëmtimit të kyçeve dhe muskujve. Por shtrirja e […]
Shtrirja e muskujve (stretching) është vetëm për atletët? Mendim i gabuar! Të gjithë duhet të bëjnë rregullisht streching. Kjo është mënyra e vetme për të parandaluar tendosjen e muskujve. Ata që nuk bëjnë stretching dhe stërviten apo bëjnë ushtrime më të forta, janë më të prirur ndaj dëmtimit të kyçeve dhe muskujve. Por shtrirja e muskujve mund të bëjë shumë më tepër sesa thjeshtë t’i mbajë muskujt tuaj fleksibël!
Shtrirja e rregullt e muskujve ju mban të shëndetshëm
U përpoqët të prekni gishtat e këmbëve ndërsa qëndronit me këmbët drejt? Shumë mirë. Provojeni çdo ditë për ta arritur. Së shpejti do mund ta bëni. Për shkak se shtrirja e muskujve nuk është një aktivitet i përditshëm, nëse nuk e ushtroni rregullisht, do të përjetoni regres dhe ushtrimet nuk do të jenë efektive.
Redukton stresinStresi bën që muskujt tanë të tkurren dhe të shtrëngohen. Stresi i përhershëm gjithashtu çon në tension, veçanërisht në zonën e qafës. Ka disa ushtrime efektive për lehtësimin e tensionit.
Nëse tensioni i muskujve lirohet, një barrë hiqet nga ne dhe stresi reduktohet. Kur stërviteni, përqendroheni vetëm tek vetja dhe nuk i jepni mundësi stresit.
Ju zgjat jetënAta që e mbajnë veten në formë jetojnë më gjatë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë tani. Megjithatë, ne shpesh nuk e kuptojmë se sa shumë ndikon stili i jetesës. Nëse kryeni ushtrime shtrirjeje muskujsh të rregullta, keni një shans shumë më të mirë për të mbajtur qarkullimin e gjakut stabël edhe kur të arrini moshën e tretë. Shembulli më i mirë për këtë është mjeshtri i jogës Tao Porchon-Lynch, i cili ende punonte si mësues i joga-s në moshën 100-vjeçare.
Përmirëson shëndetin tuajShtrirja e rregullt e muskujve zvogëlon nivelin e dhimbjes. Në veçanti, shtrirja statike, siç është rasti me joga-n, bën të mundur që ngurtësia në trup të zhduket. Presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës zvogëlohen, në mënyrë që tensioni i muskujve të parandalohet. Përveç kësaj, qarkullimi i gjakut stimulohet në mënyrë që gjaku i pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese mund të gjejë më lehtë rrugën e tij në të gjithë trupin.
Zvogëlon rrezikun e lëndimitNëse ka shtrirje të muskujve dinamike në fillim të një seance vrapimi ose një stërvitjeje kardio, muskujt dhe tendinat tashmë përgatiten për performancën e lartë që vijon. Rreziku i lëndimit zvogëlohet.
Ndihmon dhe mbron kyçet tuajaNëse shtrini muskujt rregullisht, do të keni një ndjesi më të mirë për trupin tuaj. Përveç kësaj, shtrirja siguron që të gjithë muskujt të përdoren në mënyrë të barabartë. Kjo mbron nyjet.
Ju jep forcë dhe energjiMuskujt e shëndetshëm dhe fleksibël mundësojnë lëvizshmëri maksimale dhe kujt nuk do t’i pëlqente kjo? Kjo e bën shumë më të lehtë për të kërcyer dhe për të ndjekur të gjitha kënaqësitë e tjera aktive në jetë.
Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi
Burimi: https://www.wmn.de/health/body-fitness/gruende-dehnen-id22117
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Shtrirja Mendim Provojeni Redukton Stresi Megjithat Shembulli Porchon Lynch Presioni Rreziku Ndihmon Muskujt Shqip Marsida Bregasi Burimi
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Shtrirja Mendim Provojeni Redukton Stresi Megjithat Shembulli Porchon Lynch Presioni Rreziku Ndihmon Muskujt Shqip Marsida Bregasi Burimi