Vijon drama në arsim, mbyllen 2 degë studimi në Universitetin “Fan S. Noli”
Dy degë studimi janë pezulluar në Universitetin Fan S.Noli në Korçë. Dy programet Filozofi-Sociologji dhe Ekonomiks nuk kishin asnjë student të regjistruar kështu që rektorati është detyruar t’i mbyllë për këtë vvit. Senati ka marrë vendimin për vazhdimësinë e programeve të matematikës, informatikës dhe fizikës, duke qenë si programe strategjike. Kujtojmë se, edhe pse me […] The post Vijon drama në arsim, mbyllen 2 degë studimi në Universitetin “Fan S. Noli” appeared first on Ditar.al.

Dy degë studimi janë pezulluar në Universitetin Fan S.Noli në Korçë.
Dy programet Filozofi-Sociologji dhe Ekonomiks nuk kishin asnjë student të regjistruar kështu që rektorati është detyruar t’i mbyllë për këtë vvit.
Senati ka marrë vendimin për vazhdimësinë e programeve të matematikës, informatikës dhe fizikës, duke qenë si programe strategjike.
Kujtojmë se, edhe pse me një numër më të madh studentësh këtë vit akademik, pritej që në Universitetin “Fan Noli” të pezulloheshin programet e matematikës dhe gjuhës frënge.
Më herët, në Universitetin e Korçës ka qenë i pezulluar për dy vite edhe programi i mësuesisë për arsimin fillor, program i cili duket që këtë vit ka pasur një rritje të lehtë.
Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë.
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2022-2023 vazhduan studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë rreth 91 mijë studentë, ose 75% e totalit të studentëve gjithsej, që arrijnë në rreth 121 mijë, përfshirë sistemin privat.
Në krahasim me vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin publik ka rënë me 19.7%, ose rreth 22.3 mijë studentë më pak.
The post Vijon drama në arsim, mbyllen 2 degë studimi në Universitetin “Fan S. Noli” appeared first on Ditar.al.