Pjesëtarë të organizatës ilegale serbe “Mbrojtja Civile”, ka kohë që nuk janë parë rrugëve të veriut
Përgatiti: Arton Hamiti Në territorin e Kosovës, kryesisht në katër komunat veriore, që nga përfundimi i luftës kanë operuar struktura ilegale, të mbështetura dhe të financuara nga Serbia. “Mbrojtja Civile” ishte njëra prej këtyre strukturave, e cila ka dalë publikisht në vitin 2011. Njerëz me uniforma të zeza, me mbishkrimin “Civilna zashtita” ishin parë në […] The post Pjesëtarë të organizatës ilegale serbe “Mbrojtja Civile”, ka kohë që nuk janë parë rrugëve të veriut first appeared on ATV. The post Pjesëtarë të organizatës ilegale serbe “Mbrojtja Civile”, ka kohë që nuk janë parë rrugëve të veriut appeared first on ATV.

Përgatiti: Arton Hamiti
Në territorin e Kosovës, kryesisht në katër komunat veriore, që nga përfundimi i luftës kanë operuar struktura ilegale, të mbështetura dhe të financuara nga Serbia.
“Mbrojtja Civile” ishte njëra prej këtyre strukturave, e cila ka dalë publikisht në vitin 2011.
Njerëz me uniforma të zeza, me mbishkrimin “Civilna zashtita” ishin parë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, kohë më parë.
Por, në kushte anonimiteti, banorët e Lagjes së Boshnjakëve, thanë se pjesëtarë të Mbrojtjes Civile më nuk janë prezentë. Gazetari Branislav Krstic i cili jeton dhe vepron në veri, pretendon se shumica prej tyre janë larguar për në Serbi me rekomandime nga Beogradi.
Megjithatë, në tkurrjen e kësaj organizate vlerësohet të ketë ndikuar prania e njësive speciale në katër komunat veriore.
Kryeministri Albin Kurti, më 3 tetor, deklaroi se shumica e personave të përfshirë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, janë ose pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile ose të Brigadës së Veriut – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë.
Sidoqoftë, gjatë këtyre viteve Kosova ka qenë e pafuqishme ta shuajë organizatën Mbrojtja Civile, teksa zhbërja e saj është paraparë me një marrëveshje, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel në vitin 2015.
Kurse, më 13 qershor të këtij viti, si i dyshuar për sulme ndaj KFOR-it dhe vepra të tjera kriminale, ishte arrestuar serbi Millun Millenkoviq, në Mitrovicë të Veriut, i cili, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është udhëheqës i formacionit Mbrojtja Civile.
The post Pjesëtarë të organizatës ilegale serbe “Mbrojtja Civile”, ka kohë që nuk janë parë rrugëve të veriut first appeared on ATV.
The post Pjesëtarë të organizatës ilegale serbe “Mbrojtja Civile”, ka kohë që nuk janë parë rrugëve të veriut appeared first on ATV.