Realizimi i aktiviteteve të ministrive në periudhën janar-gusht, MPB ka më së paku aktivitete
Përgatiti: Driton Sadiku Ministri i Punëve të Brendshme aktualisht është njëri prej ministrave më të përfolur në vend. Por, Ministria që ai drejton, konsiderohet si më dembelja në realizimin e aktiviteteve të saj, të paktën në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti. Hiç më mirë nuk qëndron as Ministria e Drejtësisë që bashkë me MPB-në, […] The post Realizimi i aktiviteteve të ministrive në periudhën janar-gusht, MPB ka më së paku aktivitete first appeared on ATV. The post Realizimi i aktiviteteve të ministrive në periudhën janar-gusht, MPB ka më së paku aktivitete appeared first on ATV.

Përgatiti: Driton Sadiku
Ministri i Punëve të Brendshme aktualisht është njëri prej ministrave më të përfolur në vend.
Por, Ministria që ai drejton, konsiderohet si më dembelja në realizimin e aktiviteteve të saj, të paktën në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti.
Hiç më mirë nuk qëndron as Ministria e Drejtësisë që bashkë me MPB-në, zënë dy vendet e para për mospunë.
“Nga të dhënat e monitorimit del se MPB-ja nga 12 aktivitete të parapara ka arritur t’i realizojë vetëm 2, ndërsa Ministria e Drejtësisë nga 14 aktivitete të parapara ka arritur t’i realizojë vetëm 6”, tha Albana Hasani, hulumtuese në lëvizjen FOL.
Ndërkaq, të gjitha ministritë së bashku, nuk kanë arritur ta përmbushin as 50% të asaj që kishin në plan, në këtë periudhë kohore.
Megjithatë, përtej saj, qeveria së bashku me të gjitha dikasteret, po kritikohet edhe nga njohësit e politikës se nuk kanë punuar si e sa duhet.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë dështim total, gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë, e po ashtu kemi një gjendje kaotike edhe në Ministrinë e Arsimit. Por kemi edhe dështime të tjera pothuajse në 80 për qind të ministrive, e përfshirë këtu edhe Ministrinë e Financave, e cila nuk ka treguar rezultat në punën e saj”, tha politologu Fidan Ukaj.
Sidoqoftë, kryeministri i Republikës i kishte paralajmëruar ministrat e tij qysh herët se nuk janë të përhershëm dhe se u duhet të punojnë për të mbetur në ato pozita, por deri më tani në mbi 2 vjet e gjysmë qeverisje, nuk ka shkarkuar asnjë ministër, përveç atyre të shëndetësisë e ministrit të mbrojtjes që e liruan vetë detyrën.
The post Realizimi i aktiviteteve të ministrive në periudhën janar-gusht, MPB ka më së paku aktivitete first appeared on ATV.
The post Realizimi i aktiviteteve të ministrive në periudhën janar-gusht, MPB ka më së paku aktivitete appeared first on ATV.