Seanca për Gërdecin, Topi: Nuk është lehtë kundër korrupsionit dhe krimit
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur rreth seancës së radhës për tragjedinë e Gërdecit e cila u mbajt këtë të mërkurë në SPAK. Topi, i cili ka qenë president në kohën kur ndodhi tragjedia, tha në “Reopolitix” se kur është marrë në pyetje për çështjen që kanë qenë në gjykim ka heshtur. Sipas tij, është parim […] The post Seanca për Gërdecin, Topi: Nuk është lehtë kundër korrupsionit dhe krimit appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur rreth seancës së radhës për tragjedinë e Gërdecit e cila u mbajt këtë të mërkurë në SPAK.
Topi, i cili ka qenë president në kohën kur ndodhi tragjedia, tha në “Reopolitix” se kur është marrë në pyetje për çështjen që kanë qenë në gjykim ka heshtur. Sipas tij, është parim i respektimit të institucionit që ka në dorë procesin.
Më tej, ish-kreu i shtetit shtoi se ka shprese se gjërat do të vijnë duke u përmirësuar që e vërteta të dalë në dritë, ndonëse sipas tij nuk është situatë e lehtë të përballesh me korrupsionin dhe krimin.
“Kur jam pyetur për çështje që janë në gjykim kam heshtur. Është parim i respektimit të një institucione që e ka në dorë procesin. Gjërat nuk vijnë duke u përkeqësuar. Ka probleme pafund por jemi me shpresë se gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ka një vëmendje të të gjithë atyre që e morën në dorë këtë proces. Nuk është situatë e lehtë qoftë korrupsionit qoftë krimit”, tha Topi.
Këtë të mërkurë është mbajtur në SPAK seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit ku janë marrë në pyetje dëshmitarët e parë lidhur me rastin. Ish-ministri Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm dhe përfaqësohej gjatë seancës nga avokatët e tij.
The post Seanca për Gërdecin, Topi: Nuk është lehtë kundër korrupsionit dhe krimit appeared first on Newsbomb Albania.