Voziti në kahun e ndaluar të lëvizjes, dënohet me 150 euro gjobë

Me 150 euro gjobë dhe një pikë negative është dënuar një person në Gjakovë i cili kishte drejtuar mjetin në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Kundërvajtja ishte regjistruar me video-incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ)”, thuhet në […]

Voziti në kahun e ndaluar të lëvizjes, dënohet me 150 euro gjobë
voziti-ne-kahun-e-ndaluar-te-levizjes,-denohet-me-150-euro-gjobe

voziti-ne-kahun-e-ndaluar-te-levizjes,-denohet-me-150-euro-gjobe

Me 150 euro gjobë dhe një pikë negative është dënuar një person në Gjakovë i cili kishte drejtuar mjetin në kahun e kundërt, përkatësisht në kahun e ndaluar të lëvizjes.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Kundërvajtja ishte regjistruar me video-incizim dhe ishte shpërndarë në internet (në një portal informativ)”, thuhet në njoftim.

Tutje Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të kontribuojnë në sigurinë rrugore./Front Online