Yll Limani kopjon dobët njërën prej këngëve më të famshme të The Weeknd
Këngëtari shqiptar, Yll Limani është njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Këngët që ai lanson në treg zakonisht pëlqehen mjaft shumë nga publiku, të cilat shpesh janë kthyer edhe hite. Por, duket se nuk po ndodh njëjtë edhe me projektin e tij të fundit muzikor, të lansuar dje e që e titulloi […] The post Yll Limani kopjon dobët njërën prej këngëve më të famshme të The Weeknd appeared first on Sinjali.

Këngëtari shqiptar, Yll Limani është njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Këngët që ai lanson në treg zakonisht pëlqehen mjaft shumë nga publiku, të cilat shpesh janë kthyer edhe hite.
Por, duket se nuk po ndodh njëjtë edhe me projektin e tij të fundit muzikor, të lansuar dje e që e titulloi “Për kon je zbukuru”, pasi fansat e tij me të dëgjuar këtë këngë kuptuan se është një imitim, të cilin e quajtën “tejet të dobët”, të këngës “Blinding Lights” të këngëtarit me famë botërore, The Weeknd.
Kjo këngë nga e cili Ylli u frymëzua jashtëzakonisht shumë, që nga momenti i lansimit bëri bujë duke thyer disa rekorde në top lista të ndryshme të muzikës, teksa për tri vjet sa i ka që nga publikimi ka arritur të dëgjohet mbi 756 miliard herë.
The Weeknd padyshim që është njëri nga këngëtarët më të famshëm në botë, teksa këngët e tij edhe brenda Kosovës dëgjohen nga një për qindje e madhe e qytetarëve.
@memetopia.al Ylli Limani kopjon kengen e The Weeknd #kopje ♬ original sound – Memetopia.al
The post Yll Limani kopjon dobët njërën prej këngëve më të famshme të The Weeknd appeared first on Sinjali.