Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës

Luana Vjollca ka reaguar lidhur me një video erotike që po qarkullon në rrjet dhe pretendohet  se në të shfaqet moderatorja. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Luana Vjollca ka mohuar që në atë video është ajo, teksa i cilëson të turpshme pretendime të tilla. Më tej, ajo shkruan se gjithçka që ka arritur e […]

Aludohet se shfaqet në një video erotike, reagon Luana Vjollca: Gjithçka e kam arritur me rrugën e punës

Luana Vjollca ka reaguar lidhur me një video erotike që po qarkullon në rrjet dhe pretendohet  se në të shfaqet moderatorja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Luana Vjollca ka mohuar që në atë video është ajo, teksa i cilëson të turpshme pretendime të tilla.

Më tej, ajo shkruan se gjithçka që ka arritur e ka bërë me punë. Në foton që ajo poston në rrjetet sociale, tregon se nuk ka tatuzh, pasi vajza që shfaqet në video e ka një tillë.

“Është e turpshme që hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në ketë jetë për t’ia dalë. Rrugën e punës,”-shkroi Luana.

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Ishte Ervin Karamuço që deklaroi se në rrjet po qarkullojnë dy video erotike ku shfaqen dy vajza të botës së showbiz-it shqiptar.

 “Janë dy personazhe të shoëbiz-it, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare,”- tha Karamuço në emission in “Zonë e Lirë”.

Ervin Karamuç kur ka bërë deklaratën nuk ka thënë në asnjë moment që në atë video është Luana Vjollca.