Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Fushë Kosovë

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 17.10.2023. Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në treg, ku ankuesit i është vjedhë një portofol me dokumente personale  dhe kartela bankare të cilat janë keqpërdorë nga […]

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Fushë Kosovë
arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-vjedhje-ne-fushe-kosove

arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-vjedhje-ne-fushe-kosove

Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 17.10.2023.

Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në treg, ku ankuesit i është vjedhë një portofol me dokumente personale  dhe kartela bankare të cilat janë keqpërdorë nga personat e dyshuar.

Puna e hetuesve të stacionit policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të  arrestojnë dy persona të dyshuar si dhe të sekuestrojnë një sasi të parave të cilat i janë kthyer ankuesit.

Personat e arrestuar:

– A. F, mashkull, 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– R.G, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin./Front Online