Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari, shkak moti i paqëndrueshëm
Në vendin tonë pritet një mot i paqëndrueshëm, që do të përfshijë kryesisht rajonin e Adriatikut. Për këtë arsye, Autoriteti Portual në Durrës ka njoftuar anulimin e përkohshëm të lundrimeve dhe të lundrimeve që do të niseshin në mbrëmje. Njoftohet se do të pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do […] The post Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari, shkak moti i paqëndrueshëm appeared first on Ditar.al.

Në vendin tonë pritet një mot i paqëndrueshëm, që do të përfshijë kryesisht rajonin e Adriatikut.
Për këtë arsye, Autoriteti Portual në Durrës ka njoftuar anulimin e përkohshëm të lundrimeve dhe të lundrimeve që do të niseshin në mbrëmje.
Njoftohet se do të pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, ndërsa lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.
Njoftimi:
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.
Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.
Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.
*Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.
The post Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari, shkak moti i paqëndrueshëm appeared first on Ditar.al.