Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global”

Përgatiti: Krenare Mulliqi Mbi 20 milionë euro është shuma që Qeveria detyrohet t’i japë kompanisë “Contour Global” . Kjo kompani Amerikane, me të cilën Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në vitin 2017, nënshkroi kontratë për ndërtimin e termocentralit, me kapacitet 450 megavat, “Kosova e Re”, fitoi betejën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Kontrata e […] The post Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global” first appeared on ATV. The post Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global” appeared first on ATV.

Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global”

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Mbi 20 milionë euro është shuma që Qeveria detyrohet t’i japë kompanisë “Contour Global” .

Kjo kompani Amerikane, me të cilën Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në vitin 2017, nënshkroi kontratë për ndërtimin e termocentralit, me kapacitet 450 megavat, “Kosova e Re”, fitoi betejën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kontrata e nënshkruar në fund të viti 2017, u neglizhua nga Qeveria aktuale, duke bërë kështu që kompania të tërhiqet nga projekti në mars të 2020-ës, duke kërkuar 20 milionë euro dëmshpërblim.

Këtë, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj e vlerësoi skandal tjetër të pushtetit.

Por, ndryshe mendojnë ekspertë të energjisë. Sipas ish-drejtuesit komercial në Korporatën Energjetike të Kosovës, realizimi i këtij projekti do të pësonte me rritje enorme të çmimit të energjisë elektrike.

“Kthimi aq i shpejtë i vlerës së investimeve do të bënte që çmimi i energjisë elektrike të rritej dhe të ishte shumë i lartë… Mënyra se si është lidhur kontrata, kushtet e saj të disfavorshme, besoj që i kanë dhënë të drejtë ta anulojë atë kontratë Qeverisë së Kosovës”, tha Palok Berisha, ekspert i energjisë.

Sipas tij, qeveritë duhet të kenë kujdes dhe të mos nënshkruajnë kontrata të cilat kryesisht janë në favor të kompanive investuese.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është kundërshtuar, duke u konsideruar si projekt i dëmshëm për mjedisin dhe qytetarët. Jetëgjatësia e Termocentralit “Kosova e Re” është llogaritur të jetë 40 vjet dhe kishe vlerë mbi 1.3 miliard euro.

The post Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global” first appeared on ATV.

The post Kosova humb rastin në arbitrazh me “Contour Global” appeared first on ATV.