Rezoluta e PDK-së, Zemaj: Pushteti i VV-së është i propagandës, jo për t’i dalë në ndihmë Policisë
Rezoluta e propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, nuk është futur në rend dite, pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga deputetët, për shkak se Vetëvendosje abstenoi. Mosvotimi për ta hapur rrugën për votimin e rezolutës është kritikuar nga deputetët e opozitës. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pushteti i VV-së është, […]


Rezoluta e propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, nuk është futur në rend dite, pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga deputetët, për shkak se Vetëvendosje abstenoi.
Mosvotimi për ta hapur rrugën për votimin e rezolutës është kritikuar nga deputetët e opozitës.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale dhe jo për ta ndihmuar Policinë.
“Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetsojnë me çdo kusht.
Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, asesi i veprave për t’i dalur në ndihmë policisë së Kosovës.“