Rita Ora shkëlqen me paraqitjet në “The Voice Australia”, sjell imazhe në veshje të ndryshme

Artistja shqiptare me famë botërore, përveç një karriere të suksesshme në muzikë është mjaft e angazhuar edhe në fusha të tjera. Ylli është imazh i markave të ndryshme, ndërsa së fundmi lansoi edhe një koleksion veshjesh në bashkëpunim me “Primark”. Por, ndërkohë 32-vjeçarja mbetet e angazhuar edhe si anëtare jurie në spektralin e muzikës “The […]

Rita Ora shkëlqen me paraqitjet në “The Voice Australia”, sjell imazhe në veshje të ndryshme

Artistja shqiptare me famë botërore, përveç një karriere të suksesshme në muzikë është mjaft e angazhuar edhe në fusha të tjera.

Ylli është imazh i markave të ndryshme, ndërsa së fundmi lansoi edhe një koleksion veshjesh në bashkëpunim me “Primark”.

Por, ndërkohë 32-vjeçarja mbetet e angazhuar edhe si anëtare jurie në spektralin e muzikës “The Voice Australia”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Autorja e “You & I” shquhet për stilin e saj unik të veshjes dhe për këtë ka marr vëmendje në secilën paraqitje që ka bërë në shoun australian.

Dhe së fundmi, Rita ka shfrytëzuar llogarinë e saj të Instagramit për të postuar imazhe me veshje të ndryshme, në të cilat u shfaq në “The Voice”.

Artistja me prejardhje nga Kosova shkëlqeu në secilën prej tyre, teksa dukej e mahnitshme dhe tejet atraktive.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Ka qenë një seri e pabesueshme e The Voice Australia deri tani. Kaq shumë veshje gjithashtu, cila është e preferuara juaj?? Nuk mund të zgjedh!!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Rita ndërkohë së fundmi ka festuar përvjetorin e parë të martesës me bashkëshortin Taika ëaititi, dyshja kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private duke mbajtur sekret detajet për një vit. /Telegrafi/