Rrëfen shqiptari ‘hero’ si arriti të ndihmonte dy fëmijë në aksidentin tragjik në Itali

Bujar Buçaj quhet shqiptari i cili ndihmoi, si pak të tjerë, personat e mbetur në autobusin i cili fluturoi për 30 metër e më pas ra përmbys në Mestre të Venecias, duke shkaktuar një tragjedi me të paktën 21 jetë të humbura. Siç shkruan media lokale atje, shqiptari ka folur për Rainews24. “ Munda t’i […]

Rrëfen shqiptari ‘hero’ si arriti të ndihmonte dy fëmijë në aksidentin tragjik në Itali

Bujar Buçaj quhet shqiptari i cili ndihmoi, si pak të tjerë, personat e mbetur në autobusin i cili fluturoi për 30 metër e më pas ra përmbys në Mestre të Venecias, duke shkaktuar një tragjedi me të paktën 21 jetë të humbura.

Siç shkruan media lokale atje, shqiptari ka folur për Rainews24. “

Munda t’i jap ndihmë dy fëmijëve. Vajza ishte rreth tre vjeçe, vëllai ishte më i madh në moshë. I spostova prej aty.

Pastaj kërkova ndihmën e disa zotërinjve që ishin në fund atje, me makinat.. por askush nuk erdhi të më japë një dorë. I vetmi që erdhi ishte një zotëri që më hodhi një fikëse zjarri. U mundova të fik flakët.”-deklaroi shqiptari.

“Nëse dikush do të vinte për të ndihmuar, mbase do të kishim evituar vdekjen e njerëzve, do kishim shpëtuar më shumë jetë. Më tutje atje erdhi policia, pastaj zjarrfikësit e një seri me autoamvulanca”-tha më tutje shqiptari, siç raportoi media e huaj.