Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të kësaj komune si dhe në zonën e Rahovecit dhe të Prizrenit. Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet ditën e nesërme pa u specifikuar ora e saktë. Zonat të […] The post Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës first appeared on ATV. The post Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës appeared first on ATV.

Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të kësaj komune si dhe në zonën e Rahovecit dhe të Prizrenit. Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet ditën e nesërme pa u specifikuar ora e saktë.

Zonat të cilat do të preken nga kjo ndërprerje janë degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë, si dhe e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit.

KRU Gjakova ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodh për shkak të punimeve si pasojë e një defekti në fshatin Bishtazhin./KP

The post Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës first appeared on ATV.

The post Sonte ndërpritet furnizimi me ujë në disa fshatra të Gjakovës appeared first on ATV.