Sony prezanton PS5 Slim
Sony prezantoi modelin e ri të PlayStation 5 (PS5) me disk dhe 1 TB memorie të brendshme, që quhet PS5 Slim. Kjo pajisje është më e hollë dhe më e shkurtër se versioni ekzistues, zëvendëson versionin Digital Edition dhe PS5. Në SHBA, kushton 499,99 dollarë me disk të përfshirë, ndërsa PS5 Digital Edition kushton 449,99 […] The post Sony prezanton PS5 Slim appeared first on Albanian Post.

Sony prezantoi modelin e ri të PlayStation 5 (PS5) me disk dhe 1 TB memorie të brendshme, që quhet PS5 Slim.
Kjo pajisje është më e hollë dhe më e shkurtër se versioni ekzistues, zëvendëson versionin Digital Edition dhe PS5. Në SHBA, kushton 499,99 dollarë me disk të përfshirë, ndërsa PS5 Digital Edition kushton 449,99 dollarë.
PS5 i ri është 30% më i vogël dhe 24% më i lehtë se modeli aktual dhe ka një sistem ventilimi që mund të hiqet dhe zëvendësohet me një panel anësor. Nëse blen versionin bazë PS5, mund të shtoni një disq Blu-ray më vonë për 79,99 dollarë (119,99 euro).
PS5 Slim do të dalë në shitje në SHBA në nëntor me çmimet 449,99 dollarë pa disk , ose 499,99 dollarë me disk, dhe do të arrijë në tregjet e tjera në muajt e ardhshëm. Në Evropë, çmimi është 449,99 euro për Digital Edition dhe 549,99 euro për modelin me disk.
The post Sony prezanton PS5 Slim appeared first on Albanian Post.