“U bëre ti, t’i bësh diss Dafinës”, fansat nuk e kursejnë Melindën, ajo provokon sërish

E nisi Sara Hoxha me Dafina Zeqirin, e përfundoi edhe Melinda Ademi në këtë mes. Nuk dihet pse u fut Melinda, pasi situata nuk i përkonte asaj aspak, shkruan lajmi.net. E problemi vijon, kur këngëtarja nuk po ndalon të “thumbojë” Dafinën. Jo më larg se dje, Melinda iu drejtua Dafinës duke i thënë ti veç […]

“U bëre ti, t’i bësh diss Dafinës”, fansat nuk e kursejnë Melindën, ajo provokon sërish

E nisi Sara Hoxha me Dafina Zeqirin, e përfundoi edhe Melinda Ademi në këtë mes.

Nuk dihet pse u fut Melinda, pasi situata nuk i përkonte asaj aspak, shkruan lajmi.net.

E problemi vijon, kur këngëtarja nuk po ndalon të “thumbojë” Dafinën.

Jo më larg se dje, Melinda iu drejtua Dafinës duke i thënë ti veç feministe nuk je, pasi kjo e fundit kishte bërë një post falënderues për fanset e saj.

Kaq mjaftoi që debatet të kalojnë në një anë tjetër.

Madje këtu u përfshinë edhe fansat e tyre, e disa prej tyre e kanë ironizuar Melindën për deklaratën e saj, por edhe ajo nuk e ka lënë me aq.

“Më pëlqejnë aventurat”, ka shkruar ajo në Threads në mënyrë sfiduese pasi dikush e pyet se si ‘guxon’ t’i bëjë diss Dafinës.

“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarprinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër./Lajmi.net/