Zija pushton fshatin, e vaj ushëtin në qiell/ Pamje rrënqethëse nga morti i 2 vëllezërve që u aksidentuan në tunelin e Kalimashit

Sot varrosen dy vëllezërit që vdiqën tragjikisht në aksidentin në “Rrugën e Kombit”. Sadik dhe Nesret Osmani nga komuna e Gjilanit kanë humbur jetën të mërkurën mbrëma si pasojë e një aksidenti të rëndë në tunelin e Kalimashit. Familjarët kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 në […]

Zija pushton fshatin, e vaj ushëtin në qiell/ Pamje rrënqethëse nga morti i 2 vëllezërve që u aksidentuan në tunelin e Kalimashit

Sot varrosen dy vëllezërit që vdiqën tragjikisht në aksidentin në “Rrugën e Kombit”.

Sadik dhe Nesret Osmani nga komuna e Gjilanit kanë humbur jetën të mërkurën mbrëma si pasojë e një aksidenti të rëndë në tunelin e Kalimashit.

Familjarët kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Kravaricë të Gjilanit.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të aksidentit.

Policia shqiptare dje ka njoftuar se ka arrestuar shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, i cili thuhet se ka humbur kontrollin mbi automjet në momentin kritik.