E zeza familje c’po pret ti vij! E vrau ish bashkëshorti, trupi i Klodiana Vefës do prehet në Shqipëri
35-vjeçarja, Klodiana Vefa e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytetin ku banonte, Castelfiorentino mbrëmjen e 28 shtatorit në Itali, do të prehet në Shqipëri. Mësohet se varrimi do të bëhet ditën e shtunë datë 7 tetor. Ka qenë dëshira e familjes që vajza e tyre të prehej në Atdhe dhe dy fëmijët […]

35-vjeçarja, Klodiana Vefa e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytetin ku banonte,
Castelfiorentino mbrëmjen e 28 shtatorit në Itali, do të prehet në Shqipëri.
Mësohet se varrimi do të bëhet ditën e shtunë datë 7 tetor.
Ka qenë dëshira e familjes që vajza e tyre të prehej në Atdhe dhe dy fëmijët e saj do shoqërojnë trupin e nënës drejt Shqipërisë për ta përcjellë në banesën e fundit.
Bashkia e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka vënë në dispozicion një llogari
bankare solidariteti në ndihmë të dy fëmijëve ende minorenë për të vazhduar jetesën e tyre në Itali, vendi ku u rritën e shkollohen.