Katër propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Fierit ku dhe iu prezantoi pikat kryesore për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës së tij Basha bëri me dije se kjo reformë është hartuar nga espertët dhe kryesorja e kësaj reforma është ajo e Listave të Hapura. Basha tha se […] The post Katër propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore appeared first on Newsbomb Albania.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Fierit ku dhe iu prezantoi pikat kryesore për reformën zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij Basha bëri me dije se kjo reformë është hartuar nga espertët dhe kryesorja e kësaj reforma është ajo e Listave të Hapura. Basha tha se qytetarët do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë deputetin dhe jo të zgjidhet nga kryetari. Gjithashtu kreu i PD-së tha se dhe Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
Propozimet kryesore për Reformën Zgjedhore, prezantuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha:
1 – LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2- BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3- VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
4 – PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
The post Katër propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore appeared first on Newsbomb Albania.