“Kosova, tokë e askujt”, prestigjozja “Financial Times” korrigjon artikullin pas ndërhyrjes së Edi Ramës

Ngjarjet e ndodhura më 24 shtator, 2023, në veri të Kosovës ku si pasojë e sulmeve të bëra nga kriminelët serbë, mbeti i vdekur efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku kanë qenë kryefjala e mediave përgjatë ditëve të fundit, jo vetëm Kosovë dhe Shqipëri, por në të gjithë botën. Prestigjozja “Financial Times”, ka marrë së fundmi […] The post “Kosova, tokë e askujt”, prestigjozja “Financial Times” korrigjon artikullin pas ndërhyrjes së Edi Ramës appeared first on Newsbomb Albania.

“Kosova, tokë e askujt”, prestigjozja “Financial Times” korrigjon artikullin pas ndërhyrjes së Edi Ramës

Ngjarjet e ndodhura më 24 shtator, 2023, në veri të Kosovës ku si pasojë e sulmeve të bëra nga kriminelët serbë, mbeti i vdekur efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku kanë qenë kryefjala e mediave përgjatë ditëve të fundit, jo vetëm Kosovë dhe Shqipëri, por në të gjithë botën.

Prestigjozja “Financial Times”, ka marrë së fundmi një intervistë nga kryeministri Edi Rama i cili ka folur lidhur me ngjarjet e ndodhura në Veri të Kosovës dhe me situatën në të cilën kjo zonë tashmë ndodhet prej vitesh.

Ndonëse, kreu i qeverisë shqiptare në këtë intervistë të dhënë ka vënë theksin vetëm te ajo çfarë po ndodh në Kosovën e Veriut, kjo media nuk e ka specifikuar duke ngjallur jo pak debat në rrjet.

“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama (duke iu referuar Kosovës së Veriut) “E cila është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, ka vijuar kryeministri.

Kjo deklaratë ka shkaktuar furtunë në rrjet se si kreu i qeverisë shqiptare i referohet Kosovës duke i thënë “është tokë e askujt”.

Është dashur ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama që prestigjozja britanike të korrektonte shkrimin dhe t’i vendoste pikat mbi “i” deklaratës së tij dhe të shkruhej ashtu si ai e kishte thënë “Kosova e Veriut ka qenë”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari i Financial Times, Marton Dunai, i cili tha se artikulli është korrigjuar dhe se kryeministri Edi Rama po fliste për Veriun e Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan Dunai.//Newsbomb.al

 

The post “Kosova, tokë e askujt”, prestigjozja “Financial Times” korrigjon artikullin pas ndërhyrjes së Edi Ramës appeared first on Newsbomb Albania.