Leja për “Malin e Tiranës”, PD akuzon Berishën: Zeni është ortak me Ramën
Zyrtarja e Partisë Demokratike, Enriketa Papa ka sulmuar Sali Berishën pas publikimit në media, se një ndër lejet e miratuara në Këshillin Kombëtar të Territorit për 12 kulla të reja në Tiranë, është dhe ajo për “Malin e Tiranës”. Demokratët e Berishës dhe ata të Bashës kanë sulmuar njëri-tjetrin në verën që sapo iku, për […] The post Leja për “Malin e Tiranës”, PD akuzon Berishën: Zeni është ortak me Ramën appeared first on Newsbomb Albania.

Zyrtarja e Partisë Demokratike, Enriketa Papa ka sulmuar Sali Berishën pas publikimit në media, se një ndër lejet e miratuara në Këshillin Kombëtar të Territorit për 12 kulla të reja në Tiranë, është dhe ajo për “Malin e Tiranës”.
Demokratët e Berishës dhe ata të Bashës kanë sulmuar njëri-tjetrin në verën që sapo iku, për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës. Berisha ka akuzuar Bashën, ndërsa ky i fundit është shprehur se pas saj qëndron Shkëlzen Berisha dhe ka çuar dosjen në SPAK.
Enriketa Papa thotë se Sali Berisha sulmon ditën dhe natën merr leje ndërtimi nga Ramaa.
“Shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë. Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dosjen për kullën me 65 kate, dhe po pret hetimin për kullën Rama-Berisha. Që të përshpejtoj hetimin Berisha le të shkoj dhe të tregoj me çfarë parash po ndërtohet.
Ata që e çojnë në SPAK nuk vënë dot gjoba, “profesionisti”, është ai që ditën të sulmon ndërsa natën merr leje ndërtimi, siç bën Berisha me Ramën.
Duke u sjellë edhe njëherë në vëmendje kallëzimin penal të PD për kullën Berisha-Rama, ftojmë dhe Sali Berishën të bëjë të njëjtën gjë. Nëse nuk ka frikë se familjarët e tij fshihen pas tyre, të lërë përrallat që u ka dalë boja dhe të çojë në SPAK kullat e Tiranës që po pastrojnë paratë e pista”, shkruan Enriketa Papa, zyrtare e PD.
The post Leja për “Malin e Tiranës”, PD akuzon Berishën: Zeni është ortak me Ramën appeared first on Newsbomb Albania.