Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ja çfarë diskutoi Rama me deputetët e mazhorancës
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa në mbledhje mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë. Sipas “BW”, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Mësohet se Rama foli […]

Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa në mbledhje mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i partisë.
Sipas “BW”, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare.
Mësohet se Rama foli për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.
Kryeministri diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit.
Sakaq, grupi diskutoi edhe mbi organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mblidhet të fillim të nëntorit.