Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania”

Përgatiti: Donisa Fazliu Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania”, në kryeqytet. Xhevat Rexhepi thotë se kjo është shqetësuese për të si prind. “Së pari është shqetësuese që fëmijët po e mbajnë mësimin me orar të shkurtuar, sepse nuk është cilësor, ndërkaq këtu nuk […] The post Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania” first appeared on ATV. The post Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania” appeared first on ATV.

Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania”

Përgatiti: Donisa Fazliu

Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania”, në kryeqytet.

Xhevat Rexhepi thotë se kjo është shqetësuese për të si prind.

“Së pari është shqetësuese që fëmijët po e mbajnë mësimin me orar të shkurtuar, sepse nuk është cilësor, ndërkaq këtu nuk e mbajnë infrastrukturën e shkollimit dhe se punët nuk i përfundojnë me kohë, kur fillon viti shkollor atëherë fillojnë me renovimin e klasave. Nuk kanë vend të mjaftueshëm në shkollë dhe po i shtyjnë punët, kjo është mjaft shqetësuese”, tha Rexhepi.

Ndonëse nuk pranoi të flasë para kamerave, drejtori i shkollës fillore “Dardania”, tha se mësimi në këtë shkollë është duke u mbajtur me orar të shkurtuar dhe me 3 ndërrime.

Njohësit e arsimit thonë se mësimi me orar të shkurtuar është jocilësor.

“Mësimdhënia në kushte të orarit të shkurtuar është e cunguar dhe jocilësore dhe mungon shumë në efektin e vet, mirëpo është përgjegjësi e institucioneve komunale që të riorganizojnë shkollat, në mënyrë që të mos cenohet procesi mësimor. Plan-programet mësimore duhet të arrihen, sepse është përgjegjësi institucionale, mirëpo nëse nuk arrihet plan-programi mësimor, atëherë cenohet mësimdhënia dhe mësimnxënia në këto institucione arsimore”, tha Rinor Qehaja nga Instituti “Ed-Guard”.

Megjithatë, nga Komuna e Prishtinës, thonë se renovimet nuk po e pengojnë procesin mësimor.

“Drejtoria e Arsimit, përkatësisht drejtoresha Besianë Musmurati, ka kërkuar që të bëhet kujdes, të mos pengohet procesi mësimor gjatë renovimeve. Renovimi i shkollës fillore “Dardania” bëhet me mbështetje të BE-së dhe se renovimi pritet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm”, thuhet në përgjijen e Komunës së Prishtinës.

Përveç shkollës fillore “Dardania”, në komunën e Prishtinës, aktualisht 6 shkolla janë në renovim të përgjithshëm, ndërsa 12 të tjera në renovim të pjesshëm.

The post Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania” first appeared on ATV.

The post Me 3 ndërrime dhe me nga 20 minuta orën, po e mbajnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Dardania” appeared first on ATV.