E kanosi ish-bashkëshorten përmes telefonit, arrestohet një person në Graçanicë
Një grua në Graçanicë ka raportuar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj. Policia, ka arritur që të arrestojë të dyshuarin. Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Graqanicë, 13.10.2023-10:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar rastin në polici se me datën e lartcekur […]


Një grua në Graçanicë ka raportuar në Polici se përmes telefonit është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.
Policia, ka arritur që të arrestojë të dyshuarin.
Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Graqanicë, 13.10.2023-10:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar rastin në polici se me datën e lartcekur ka pranuar nëpër mes telefoni një kanosje nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes./Front Online