Prioritetet e PS në Kuvend, kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar

Dy ditë pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shkruan se u vendosën prioritetet e e grupimit socialist që do të adresohen […] The post Prioritetet e PS në Kuvend, kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar appeared first on Newsbomb Albania.

Prioritetet e PS në Kuvend, kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar

Dy ditë pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shkruan se u vendosën prioritetet e e grupimit socialist që do të adresohen në Kuvend.

“Sot, me kryeministrin Edi Rama vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi,” shkruan Spiropali.

Sipas saj, beteja e vetme e PS është me njerëzit të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej tyre.

“Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre,” tha ministrja.

The post Prioritetet e PS në Kuvend, kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar appeared first on Newsbomb Albania.