Përjashtimi i 8 deputetëve, Dhurata Çupi: PS ka frikë nga opozita e vërtetë
Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit të 8 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Çupi ka shprehur pakënaqësitë lidhur me vendimin dhe tha se PS ka frikë nga opozita e vërtetë. Sipas deputetes, mazhoranca nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar […] The post Përjashtimi i 8 deputetëve, Dhurata Çupi: PS ka frikë nga opozita e vërtetë appeared first on Newsbomb Albania.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit të 8 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Çupi ka shprehur pakënaqësitë lidhur me vendimin dhe tha se PS ka frikë nga opozita e vërtetë.
Sipas deputetes, mazhoranca nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt.
“Vendimi i përjashtimit të disa deputetëve demokratë tregon se, pavarësisht fuqisë së madhe, PS ka frikë nga opozita e vërtetë.
PS po kthjellohet dita-ditës se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në. Mund të bëjnë gjithfarë manovrash, por nuk na imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.
Sot, ata përjashtojnë kreun e grupit parlamentar dhe disa kolegë të tjerë, sepse e kanë të qartë se këta janë opozitarë 24 karatësh.
Sado ta përjashtojnë Gazment Bardhin nga seanca e së enjtes, kur do të jetë debati për rezolutën e Kosovës, PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt.
Ne do të mbrojmë fort interesin kombëtar. Ne nuk e dorëzojmë opozitën!” shkuan Çupi.
The post Përjashtimi i 8 deputetëve, Dhurata Çupi: PS ka frikë nga opozita e vërtetë appeared first on Newsbomb Albania.