Aksident në Fier/ Po udhëtonin të gjithë si familje duke mos e ditur se c’do i gjente! 2 prindërit dhe 3 vajzat përfundojnë….
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier. Si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë lënduar drejtuesi dhe 4 pasagjeret. Policia bën me dije se të lënduara kanë mbetur një çift bashkëshortësh dhe tre vajzat e tyre të moshës, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital. “Shtetasi V. […]

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier.
Si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë lënduar drejtuesi dhe 4 pasagjeret.
Policia bën me dije se të lënduara kanë mbetur një çift bashkëshortësh dhe tre vajzat e tyre të moshës, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.
“Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.