Gërvalla e shpërndan njoftimin e Sveçlës për përfshirjen e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ripërsëritur të dhënat që i publikoi sot ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, për Milorad Jevtiq, të cilit iu gjet letërnjoftimi dhe vetura në vendin e sulmit mbi Policinë e Kosovës, e që i njëjti sipas Sveçlës, është bashkëpunëtor i djalit të Vuçiq. Edhe ministrja Gërvalla tha se […]

Gërvalla e shpërndan njoftimin e Sveçlës për përfshirjen e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq në Banjskë
gervalla-e-shperndan-njoftimin-e-svecles-per-perfshirjen-e-bashkepunetorit-te-djalit-te-vuciq-ne-banjske

gervalla-e-shperndan-njoftimin-e-svecles-per-perfshirjen-e-bashkepunetorit-te-djalit-te-vuciq-ne-banjske

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ripërsëritur të dhënat që i publikoi sot ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, për Milorad Jevtiq, të cilit iu gjet letërnjoftimi dhe vetura në vendin e sulmit mbi Policinë e Kosovës, e që i njëjti sipas Sveçlës, është bashkëpunëtor i djalit të Vuçiq.

Edhe ministrja Gërvalla tha se Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, shkroi ministrja Gërvalla në platformën X.