Igli Hasani takon ambasadoren Peleg: Shqipëria, solidaritet i palëkundër me Izraelin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar ditën e sotme ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg. Përmes një postimi në Twitter, Hasani i shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë me Izraelin në këto momente luftë. “Sot iu shpreha personalisht ambasadorit Galit Peleg. Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Shqipërisë me Izraelin […] The post Igli Hasani takon ambasadoren Peleg: Shqipëria, solidaritet i palëkundër me Izraelin appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar ditën e sotme ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Përmes një postimi në Twitter, Hasani i shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë me Izraelin në këto momente luftë.
“Sot iu shpreha personalisht ambasadorit Galit Peleg. Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Shqipërisë me Izraelin në këto momente të tmerrshme,” nënvizoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, duke synuar civilët e pafajshëm,” u shpreh ministri Hasani.
Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.
Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.
Today I personally expressed to Ambassador @GalitPeleg Albania’s unwavering support and solidarity with Israel during these horrific moments.
We strongly condemn Hamas’ attacks on Israel, targeting innocent civilians.#WeStandWithIsrael pic.twitter.com/yHvsab8dSI
— Igli Hasani (@IgliHasani) October 9, 2023
The post Igli Hasani takon ambasadoren Peleg: Shqipëria, solidaritet i palëkundër me Izraelin appeared first on Newsbomb Albania.