Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë, me rastin e përurimit të renovimit të saj
Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka vizituar Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj. Gjatë përurimit, Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar […]


Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka vizituar Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj.
Gjatë përurimit, Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.
“Në anën tjetër, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është shndërruar në një shtëpi të dytë për të gjithë studentët nga Kosova, duke përshirë edhe vendet e rajonit, e cila strehon afër 4000 studentë në përbërje me tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem”, thuhet në njoftim.