Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe përfundon mbi telat elektrikë, 21 viktima dhe 18 të plagosur

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Venecia të Italisë, ku një autobus ka rënë nga ura dhe ka përfunduar fillimisht mbi telat elektrikë e më pas mbi shinat e trenit. Për pasojë 21 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 18 të tjerë janë plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Drejtuesi […] The post Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe përfundon mbi telat elektrikë, 21 viktima dhe 18 të plagosur appeared first on Ditar.al.

Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe përfundon mbi telat elektrikë, 21 viktima dhe 18 të plagosur

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Venecia të Italisë, ku një autobus ka rënë nga ura dhe ka përfunduar fillimisht mbi telat elektrikë e më pas mbi shinat e trenit.

Për pasojë 21 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 18 të tjerë janë plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe autobusi ra mbi telat elektrikë, ku menjëherë u përfshi nga flakët. Mediat italiane bëjnë me dije se autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa bëhet me dije se mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Kryebashkaiku i Venecias e ka shpallur ditë zie ditën e sotme, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave:

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, si personale ashtu edhe të gjithë qeverisë. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piandendozzi për të ndjekur lajmet për këtë tragjedi”, u shpreh ajo.

The post Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe përfundon mbi telat elektrikë, 21 viktima dhe 18 të plagosur appeared first on Ditar.al.