Vushtrri, arrestohet i dyshuari për posedimin e 466 eurove false

Policia njofton se sot është ndaluar personi A.D., m/k (viti i lindjes 1990), mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë jug ka vijuar me trajtimin e rastit, “ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 […]

Vushtrri, arrestohet i dyshuari për posedimin e 466 eurove false
vushtrri,-arrestohet-i-dyshuari-per-posedimin-e-466-eurove-false

vushtrri,-arrestohet-i-dyshuari-per-posedimin-e-466-eurove-false

Policia njofton se sot është ndaluar personi A.D., m/k (viti i lindjes 1990), mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë jug ka vijuar me trajtimin e rastit, “ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 (katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë Euro) të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim:

11x20Euro Kartëmonedha: 108×2 Euro monedha metalike, 20x1Euro monedha metalike dhe 20x 0,50 Euro monedha metalike”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.