Zjarri përfshin kodrat e Libofshës, era e fortë favorizon flakët, rrezikohet edhe Kisha shekullore
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Libofshës në Fier. Zjarri, i favorizuar nga moti me erë, ka shkaktuar mjaft dëme materiale dhe ka alarmuar banorët e zonës. Raportohet se janë djegur dhjetëra hektarë me ullishte dhe është vendosur perimetër sigurie në disa banesa, të cilat janë rrezikuar nga flakët e zjarrit. Zjarrëfikëset kanë […] The post Zjarri përfshin kodrat e Libofshës, era e fortë favorizon flakët, rrezikohet edhe Kisha shekullore appeared first on Ditar.al.

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Libofshës në Fier. Zjarri, i favorizuar nga moti me erë, ka shkaktuar mjaft dëme materiale dhe ka alarmuar banorët e zonës.
Raportohet se janë djegur dhjetëra hektarë me ullishte dhe është vendosur perimetër sigurie në disa banesa, të cilat janë rrezikuar nga flakët e zjarrit.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje por duket se është e pamundur të vihen nën kontroll vatrat e zjarrit. Flakët janë duke rrezikuar Kishën shekullore të Libofshës, e cila është monument kulture.
Banorët e zonës janë mobilizuar të ndihmojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Ende nuk është zbuluar shkaku se çfarë e ka shkaktuar zjarrin masiv.
The post Zjarri përfshin kodrat e Libofshës, era e fortë favorizon flakët, rrezikohet edhe Kisha shekullore appeared first on Ditar.al.