Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë

Përgatiti: Benita Zeneli Të gjitha ulëset e shumicës parlamentare ishin bosh. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e asnjë nga kabineti qeveritar nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të duhej të shqyrtohej Propozim-Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. Pavarësisht që nuk kishte kushte për mbajtje të seancës, e thirrur […] The post Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë first appeared on ATV. The post Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë appeared first on ATV.

Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë

Përgatiti: Benita Zeneli

Të gjitha ulëset e shumicës parlamentare ishin bosh.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e asnjë nga kabineti qeveritar nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të duhej të shqyrtohej Propozim-Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Pavarësisht që nuk kishte kushte për mbajtje të seancës, e thirrur për në orën 11, kryekuvendari u dha fjalën deputetëve të opozitës.

Pjesë e seancës së jashtëzakonshme ishin edhe deputetë nga grupi parlamentar multietnik.

Ndërkohë, deputetja Ganimete Musliu pati një kërkesë, me të cilën u pajtua kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Rezoluta e propozuar nga PDK-ja obligon ekzekutivin të bëjë ndarjen e mjeteve për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë, pagesën e sigurimit shëndetësor nga fillimi i vitit të ardhshëm e të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë.

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme, në orën 14 ishte paraparë nisja e seancës së rregullt, në të cilën opozita sërish kërkoi vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për Policinë, por edhe kjo dështoi në mungesë të deputetëve të pushtetit.

Rrjedhimisht nuk janë hedhur fare në votim as marrëveshjet ndërkombëtare.

The post Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë first appeared on ATV.

The post Debati parlamentar për shqyrtimin e projekt rezolutës për mbështetje financiare për Policinë appeared first on ATV.