‘Dëshira e madhe më kushtoi…’ Lajm i keq nga futbollisti i kombëtares, Daku pëson një lëndim

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”. Por Mirlind Daku detyrohet të largohet nga grumbullimi i Kombëtares, duke humbur kështu miqësoren me Bullgarinë për shkak […]

‘Dëshira e madhe më kushtoi…’ Lajm i keq nga futbollisti i kombëtares, Daku pëson një lëndim

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.


Por Mirlind Daku detyrohet të largohet nga grumbullimi i Kombëtares, duke humbur kështu miqësoren me Bullgarinë për shkak të një dëmtimi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale.

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë.

Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares.

Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!

I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi” shkruan ai.