Dyshimet për dhunimin e 10-vjeçares në Gjakovë, Gjykata cakton masën e paraburgimit për nënën dhe një person të dyshuar
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Y.V., i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 10-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj. Gjithashtu, Muqaj njoftoi se edhe nënës së 10-vjeçares është caktuar masa e paraburgimit prej […]


Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Y.V., i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 10-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.
Gjithashtu, Muqaj njoftoi se edhe nënës së 10-vjeçares është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, është shprehur ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një 10 vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht.